Rama kërkon apartamente me çmime të ulëta, thirrje ndërtuesve: S’është rasti për pazar

0Shares
0

Kryeministri Edi Rama e ka të qartë planin pas tërmetIt, ku fokusi do te jete rindertimi sipas menyres dhe rregullave të tij dhe qeverisë.

Rama tregoi sot ne mbledhjen e qeverise do të donte të blente apartamente stok nga ndërtuesit, por me kusht që çmimet të jenë të ulëta dhe nën tavanin që do të përcaktohet nga analiza e tregut.

Në mbledhjen e Qeverisë sot në mëngjes, Rama tha: “Ndërkohë po përgatitet edhe thirrja për blerjen e apartamenteve, çështje e pak ditëve, është shumë e rëndësishme që të informohet publiku që do të bëjmë një thirrje për ata që kanë apartamente stok, por me një çmim të ulët dhe  të gjithë ata që disponojnë stok duhet ta dinë se nuk është rasti për të bërë pazar apo tregti.

Në rast se do të marrim çmimin në tavanin që do të përcaktojmë, sipas analizave të tregut, në një tavan të ulët, do të procedojmë. Përndryshe, nuk do të procedojmë më tutje, sepse e thashë, nuk rasti për të blerë apartamente në funksion të fitimit të Firmave”,-tha Rama.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje