Abuzojnë në situatë të vështirë, 49-vjeçari shtirej për të marrë lekë pas...

Abuzojnë në situatë të vështirë, 49-vjeçari shtirej për të marrë lekë pas tërmetit, çfarë ndodhi

50
0
Shares

Pavarësisht tragjedisë së 26-Nëntorit, ka ende persona të cilët përfitojnë nga kjo situatë.

Një rast i tillë abuzimi është evidentuar dhe goditur në Durrës, ku në pranga ka rënë një 49-vjeçar, i cili ka mashtruar një qytetar, duke i kerkuar nje shume lekesh per te blere ndihma ushqimore per te prekurit nga termeti. Bëhet fjalë për shtetasin Arben Musliaj.

NJOFTIMI I POLICISË
Policia e Durrësit vijon punën për evidentimin dhe goditjen e rasteve të mashtrimit dhe abuzimit duke përfituar nga situata e krijuar si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor.
Bie në prangat e Policisë një 49- vjeçar, nga Tirana për mashtrim me qëllim përfitimin e një shume lekësh.

Policia e Durrësit, në kuadër të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së rasteve abuzive apo të mashtrimit duke përfituar si pasojë e situatës së krijuar nga tërmeti i rënë më datë 26 nëntor, ka shtuar prezencën policore me uniformë dhe civile në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.
Si rezultat i investigimit në pikat e grumbullimit të ndihmave, në tregjet ushqimore dhe në territor, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

Arben Musliaj, 49 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas duke shfrytëzuar situatën e ndodhur pas termetit, në lagjen nr 14, në ambientet e brendshme të tregut të fruta-perimeve në Shkozet, Durrës, i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 13.000 lekë (të rinj) shtetasit N. F. , banues në Durrës, me arsyen se i duheshin për të blerë ndihma ushqimore për këtë situatë.
Shuma e parave u sekuestrua në cilesinë e provës materiale dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.
Policia e Durrësit garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë, e jetës dhe të pronës dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast abuziv apo çdo tentativë për vjedhje prone duke ju garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY