IKMT nis punën, shemben katër pallate në Thumanë, vijon vlerësimi në zonat...

IKMT nis punën, shemben katër pallate në Thumanë, vijon vlerësimi në zonat e Durrësit

63
0
Shares

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në Thumanë, ndërsa ka nisur punën për shembjen e katër pallateve të cilat u shkatërruan nga tërmeti i madh i 26 Nëntorit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë IKMT-ja, përmes një postimi në rrjetet sociale. Kujtojmë se nga tërmeti u shënuan 49 viktima dhe 650 të plagosur.

Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit pas vleresimit si te pabanueshem per shkak te demtimeve nga termeti i 26 Nentorit, ka prishur 2 pallate pese katesh ne Thumane, nderkohe qe eshte duke u prishur nje i trete dhe pas tij do te prishet edhe nje tjeter. Po ashtu grupet e ekspertimit jane duke bere vleresimet ne terren ne kete zone, rast pas rasti dhe ne momentin e vleresimit si te pabanueshem, atehere IKMT prish objektin.

Nje tjeter grup ekspertesh, eshte duke bere ekspertizen ne Durres ne objektet ku paraqitet rrezikshmeri me e larte dhe pastaj me rradhe sipas te dhenave paraprake. Deri tani nuk mund te flitet per nje shifer te sakte objektesh qe duhet te prishen, por numri eshte i konsiderueshem”,-njofton IKMT-ja.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY