FOTO/Tërmeti i fuqishëm, në terren dhe ekipi RO-USAR, fillon operacionin e kërkimit-shpëtimit...

FOTO/Tërmeti i fuqishëm, në terren dhe ekipi RO-USAR, fillon operacionin e kërkimit-shpëtimit në Durrës

68
0
Shares

Mësohet se në Durrës kanë mbërritur dhe forca nga Rumania, konkretisht ekipi RO-USAR. i cili menjehere u vendos në një bazë detare në qytetin e Durrësit.

Më pas, duke filluar nga ora 00:00, zjarrfikësit e shpëtimit mbërritën në pjesën veriore të qytetit të Durrësit ku filluan operacionet e kërkimit-shpëtimit në një ndërtesë të shembur 6 katëshe, duke pasur të dhëna se ende mund të ketë të mbijetuar nën rrënoja.

Specialistët rumunë punojnë në zonën e Durrësit me ekipe nga Greqia, Kroacia dhe Turqia. Këtë mëngjes, ishte programuar një takim i drejtuesve të ekipeve me autoritetet lokale për të koordinuar përpjekjet e shpëtimit të të mbijetuarve.

Kujtojmë se, pas aktivizimit të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, Qeveria Rumune, me kërkesë të Presidentit Klaus Iohannis, për përfshirjen urgjente të vendit tonë në dhënien e mbështetjes dhe ndihmës për Shqipërinë, dërgoi ekipin e kërkim-shpëtimit RO-USAR të njësisë speciale të IGSU nga MPB në mbështetje të autoriteteve shqiptare.

Sipas Ministrise se Mbrojtjes, dy avionë C130 Hercules të vënë në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare transportuan ekipin RO-USAR në Shqipëri dhe 12 ton pajisje të nevojshme për ndërhyrjen.

Ekipi përbëhet nga 52 zjarrfikës, të akredituar nga OKB për misione  ndërkombëtare, katër qen të stërvitur për të shpëtuar jetë njerëzore dhe 2 vullnetarë të specializuar në trajnimin e qenve.

Ministri i Punëve të brendshme, Ion Marcel VELA, është në kontakt të përhershëm me kolonel Vasile PIRTEA, drejtuesin e ekipit të shpëtuesve, një profesionist i jashtëzakonshëm, për t’u informuar për çdo nevojë apo kërkesë të specialistëve tanë dhe për t’i zgjidhur ato me shpejtësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY