Rama nuk i ndahet portaleve, i kërcënon me mbyllje: Stop tani e...

Rama nuk i ndahet portaleve, i kërcënon me mbyllje: Stop tani e menjëherë

52
0
Shares

Mediat janë duke raportuar nga momenti në moment, çdo informacion të fundit lidhur me tërmetin dhe pasojat që ky i fundit la tek banorët e prekur tek zona e Durrësit.

Por, Kryeministrit nuk i mjafton raportimi që ato media bejne, duke informuar qytetarët hap pas hapi, sa ka paralajmëruar për mbylljen e tyre.

Me nje shenim ne llogarine e tij ne Twitter, Rama e thote prere: Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!

Kryeministri Edi Rama ne Twitter:

Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY