FOTO/Asnjë reagim për dhunën e banorëve në Astir, ambasada Holandeze shokohet nga...

FOTO/Asnjë reagim për dhunën e banorëve në Astir, ambasada Holandeze shokohet nga rrahja e transgjinorit Anxhela

105
0
Shares

Nga ana e ambasadave dhe institucioneve ndërkombëtare në vend, nuk ka patur asnjë reagim lidhur me dhunen e ushtruar ndaj banorëve të Astirit pas aksionit të IKMT-së.

Por, një ngjarje tjeter, jo aq e rëndë, por sigurisht e dënueshme, i ka terhequr vemendjen përfaqësuesve.

Ambasada e Holandës në vendin tonë ka reaguar ashpër  për rrahjen e një prej anëtarëve të komunitetit transgjinor në Shqipëri, Anxhela H. Kjo e fundit është përndjekur dhe dhunuar nga disa persona të paidentifikuar. Ambasada shprehet e shokuar nga dhuna ndaj saj, dhe shprehet sde gjithsecili duhet të jetë i lirë për të dashuruar këdo.

“Të shokuar nga ky akt dhune kundër një anëtare të komunitetit transgjinor në Shqipëri, Ambasada Hollandeze mbështet deklaratën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi që dënon sulmin dhe i bën thirrje autoriteteve ligj zbatuese të marrin masat e duhura. Gjithsecili duhet të jete i lire të jetë vetvetja dhe të dashurojë këdo që deshiron”, thuhet në reagimin e Ambasadës Holandeze.

Më herët për dhunimin e Anxhelës ka reaguar dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ku sipas tyre ajo është sulmuar për shkak se ka marrë pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.

Komisioneri ka kërkuar nga policia dhe prokuroria që të identifikojnë dhe të marrin masa ndaj personave që dhunuan transgjinoren.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY