“Rrjeti 5g”/Mazhoranca reagon për herë të parë, Balla: Ndaj të njëjtin shqetësim...

“Rrjeti 5g”/Mazhoranca reagon për herë të parë, Balla: Ndaj të njëjtin shqetësim me SHBA

52
0
Shares

Për herë të parë mazhoranca ka komentuar shqetësimin e  ngritur nga Ambasada e ShBA-së në vendin tonë për rrjetin 5G.

Ka qënë Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ka folur në takimin vjetor të Komisioneve të Sigurisë. Ai tha se i bashkohet apelit të ShBA-së për të qenë të kujdesshëm në përzgjedhjen e kompanive të cilat ndërtojnë rrjetet 5G.

Krimi kibernetik duihet trajtuar me seriozitetin e duhur për shkak se prek drejtëpëdrejtë sovranitetin e nje vendi. Për shkak se siguria e informacionit është tejet thelbësore duhet të punojmë më shumë për ndërgjegjësimin e përdoruesve të internetit dhe rritjen e sigurisë në rrjetet shtetërore. Në vendet e zhvilluara, por edhe në një pjesë të rajonit tonë, ka filluar shtrirja e rrjetit 5G dhe unë dua ti bashkohem shqetësimit, por edhe apelit të SHBA që të gjitha vendet tona duhet të jenë të kujdesshme në përzgjedhjen e kompanive të cilat ndërtojnë rrjetet 5G.Jo të gjitha këto kompani janë të besuara dhe padyshim mund të keqpërdorin të dhënat që kalojnë përmes këtij rrjeti të ri që do të ridimensionojë sistemin e komunikimit në botën e zhvilluar”,-u shpreh Balla.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY