Gazetarja flet me prokurorin Ndoja në spital, zbulohen detaje dhe për “Rrumin”:...

Gazetarja flet me prokurorin Ndoja në spital, zbulohen detaje dhe për “Rrumin”: Zotëron 30% të pronave në Durrës

63
0
Shares

Qendra e debateve televizive kete të hënë ishte atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, i cili eshte jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital. E para ka folur Anila Hoxha, gazetare e Top Channel, e cila ka rrëfyer në emisionin ‘Open’ detaje nga takimi që pati në spital me prokuorin Arjan Ndoja

Unë e takova prokurorin Ndoja. Ai vuri theksin te fakti që nuk ishte ai shënjestra e atentatit të dështuar të së premtes. E kam takuar mesnatën e së shtunës. Ishte i rrethuar nga familja dhe miqtë e tij.

E pyeta se çfarë mbante mend dhe nëse ai i pa autorët. Më tha se nuk kishte parë asgjë pasi nuk e kishin pritur dhe se gjithçka ndodhi shumë shpejt. “Ndodhi fare shpejt, nuk arrita të dëgjoj as zhurmat e armëve” – citoi gazetarja fjalët e prokurorit të shtruar spitalin e Durrësit.

Ndërsa nga ana tjetër, gazetarja e njohur Klodiana Lala ka treguar detaje mbi shoqëruesin e të Ndoja, i njohur si Rrumi, i cili u plagos në nofull dhe nuk flet dot

‘Rrumi’ i cili mbeti i plagosur në atentatin ku ndodhej edhe prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, sipas Lalës zotëron 30% të pronave në bregdetin e Durrësit.

Krimi ndryshon ngjyrë. Për ‘Rrumin’, që sot nuk flet, pasi ka marrë plumb në nofull, unë kam informacione se ai rrinte me zyrtar të lartë të policisë, zyrtarë të përgjimeve, ka pastruar dosjet. Ai bënte 3 rrugë në Holandë dhe 1 në Itali– u shpreh Lala e cila shtoi se për prona ky person ka rrahur dhe ka bere maskaradë.

KB/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY