“A u thyen akujt me Ramën”, flet Albin Kurti pas takimit: Jemi...

“A u thyen akujt me Ramën”, flet Albin Kurti pas takimit: Jemi njerëz dhe politikanë të ndryshëm

75
0
Shares

Edhe Albin Kurti ka folur për mediat, duke dhënë detajet e takimit të djeshëm me kryeministrin Edi Rama. Teksa ishte në Samitin e Paqes për Europën Juglindore, ai ka treguar se me Kryeministrin Rama ka biseduar për njër sër çështjesh.

Biseduam për çështje të përbashkëta, dhe për çështjet e viseve tona, duam që në aspektin e politikës së jashtme dhe ekonomisë të kemi një bashkëpunim më të mirë. Mundësitë që kemi si qeveri dhe nevojat që kanë qytetarët, janë shumë më të mëdha se realiteti që kemi krijuar, duam të krijojmë sa më shumë ura që të ndihmojmë shqiptarët të mos jenë më të nëpërkëmburit në Ballkan. Minishengeni ballkanik më ngjan më shumë si një ide, sesa një projekt.”, u shpreh Kurti.

Ndërkohë që i ngacmuar nga gazetarët, nëse janë thyer akujt mes tij dhe Ramët, Kurti tha se ndasitë mes tyre janë normale, po ata duhet të bashkëpunojnë, në mënyrë që shqiptarët të mos jenë më të nëpërkëmbur në Ballkan.

Ne nuk kemi pasur marrëdhënie të çrregulluara, jemi njerëz dhe politikanë të ndryshëm. Dialogun e ardhshëm me Serbinë do ta drejtoj unë si kryeministër i Kosovës, nuk pritet që të ketë marrëveshje përpara zgjedhjeve që do të mbahen në Serbi në pranverën e ardhshme”,-u shpreh ai.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY