KPK e “dënoi” të ndjekë studimet dhe për 1 vit, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit

Ndaje

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Shkodër Elvin Gokaj. Komisioneri ankimoi sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit kundër vendimit nr. 187, datë 24.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Kujtojmë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimi pezulloi nga detyra në 24 Korrik, për 1 vit drejtuesin e prokurorisë së Apelit Shkodër dhe urdhëroi që ai të vijojë edhe për 1 vit studimet në Shkollën e Magjistraturës.

“Komisioneri Publik vlerëson se, referuar gjendjes së fakteve dhe provave në rastin konkret, subjekti i rivlerësimit rezulton me mangësi dhe mospërputhje të kërkesave të parashikuara në aneksin e Kushtetutës dhe në legjislacionin e posaçëm, për kriteret e procesit të rivlerësimit.

Në këto rrethana, Komisioneri Publik, bazuar në kërkesat e neneve Ç, D, DH dhe F, të aneksit të Kushtetutës, nenit 4 dhe nenit 61, pikat 3 dhe 5, të ligjit nr. 84/2016, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim shkaqet e këtij ankimi dhe, në përfundim të procesit, të vendosë shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Elvin Gokaj” thuhet në deklaratën për shtyp.

K.B/DRONI.al

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje