Vetvrasja e Mehmet Shehut, mjeku i Enver Hoxhes nxjerr nje version te ri

Ndaje

Vetëvrasja e Mehmet Shehut ishte një akt i kryer për të përfituar negociata të tjera me vdekjen e tij, porosi që i la edhe në një letër. Për Isuf Kalon, Mehmet Shehu “ishte varrë për së gjalli” dhe vendimi për arrestimin e më pas pushkatimin ishte marrë në mbledhjet që bëheshin me byronë. “Vetëvrasja erdhi e papritur për Enver Hoxhën” tha Isuf Kalo, i cili shtoi se “Mehmeti i bëri llogaritë gabim pasi mendoi se Enveri do e vinte veten në postin e tij”.

Isuf Kalo tha në emisonin “Real Story” se Mehmet Shehu e njihte shtetin shumë mirë, kishte njerëzit e tij të besuar që do e mbështesnin nëse një ditë vinte në pushtet, por kishte një nënshtrim ndaj Enverit dhe mosreagim ndaj akuzave që u ngritën ndja tij që nuk arrinte ta shpjegonte.

“Mehmet Shehu ishte shteti, njihte çdo gjë. Por ishte i nënshtruar ndaj Enver Hoxhës. Shehu ndryshe nga pjesa tjetër që ishin më të sovjetizuar, ai ishte më pak, edhe pse ai ishte piketuar nga Sovjetikët. Ai ishte  koshient që Shqipëria kishte probleme të mëdha ekonomike dhe duhet të ndryshohej. Vetëvrasja e Mehmet Shehut ishte akt negocimi për Enver Hoxhën, duke thënë: unë po largohem nga jeta, ti më plotëso këto kërkesa. Enveri nuk priti vetëvrasjen, por Mehmeti gaboi në llogari. Mendoi se Enveri do e vinte veten në pozitën e tij’tha Kalo, i cili shtoi se nuk e kishte kuptuar pse Mehmet Shehu nuk i hodhi poshtë akuzat që iu ngritën pasi dhe bufi e kuptonte që ato ishin të inskenuara.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje