“Autorët ishin të maskuar, njëri shkelmoi derën”, detaje nga grabitja e postës...

“Autorët ishin të maskuar, njëri shkelmoi derën”, detaje nga grabitja e postës në Fushë Bulqizë

46
0
Shares

Detaje të reja mësohen nga grabitja e ndodhur në Fushë Bulqizë. Ende nuk është konfirmuar shifra e saktë e grabitur, por nga burimet e para, raportohet se janë vjedhur rreth 460 mijë lekësh të reja.

Sipas të dhënave, personi i dyshuar ka qëlluar fillimisht në ajër dhe më pas ka shkelmuar dhe shqyer derën e postës.

Mesohet se autori, ka qenë i maskuar ne momentin e ngjarjes dhe dyshimet jane se ai e ka mbajtur nën monitorim furgonin i cili transportoi paratë nga Bulqiza në postë, per te nderhyre ne momentin qe parate ishin dorezuar.

Policia po punon për identifikimin e autorëve, pasi dyshohet se vjedhja ka qënë e ideuar në bashkëpunim.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY