I hoqën pasaportën dhe i kërkuan të mos flasë para mediave, gjykata...

I hoqën pasaportën dhe i kërkuan të mos flasë para mediave, gjykata jep masë sigurie dhe për Marsida Qatjan

66
0
Shares

Prokuroria ka kërkuar “detyrim paraqitje” për Marsida Qatjan, duke u hetuar për përshtatjen e ambienteve për konsumim droge.

Sot u zhvillua seanca gjyqësore ndaj 31-vjeçares, e cila ishte në hetim nga Prokuroria, edhe për dëshmitë kontradiktore që dha si në media dhe para policisë.

Pas ngjarjes, Qatja tha për gazetarët se nuk ka lidhje me drogën dhe se në shtëpinë e saj nuk ka pasur kokainë, edhe pse nga provat e mbledhura nga policia rezultoi krejt e kundërta. Ndërkohë në dëshminë e saj për hetuesit, ajo është shprehur se është përdoruese e kokainës.

Gjithashtu në Prokurori Qatjas i është kërkuar të mos flasë më në media për ngjarjen pasi është person që ka dijeni dhe mund të rrezikojë hetimet.

Nga ana tjetër, Prokuroria ka patur informacione se Marsida Qatja do të udhëtonte jashtë vendit, e për këtë arsye, i ka hequr pasaportën 31 vjecares.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY