Burrat jashtë kontrollit në Belsh dhe Cërrik, njëri i nxjerr gruas thikën, tjetri armën

Ndaje

Dy ngjarje të rënda janë shënuar brenda dy familjeve, ku thelbi i së cilave është dhuna dhe kërcënimi ndaj grave.

Raportohet nga burime policore se dy rastet e  dhunës në familje vijnë nga Cërriku dhe Belshi.

Dy burrat janë vënë në prangat e policisë pas denoncimit të bërë ndaj tyre nga ana e familjarëve.

Gjatë kësaj të marte u bë arrestimi i S. S., 41 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij,  duke i kanosur me thikë.

Rasti tjetër është shënuar po dje, ku një kryefamiljar ka rrahur të shoqen dhe është kapur me armë.

Bëhet fjalë për A. S., 35 vjeç, banues në Belsh. Policia thotë se i dyshuari, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë dhe 44 fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë.

K.B/DRONI.al

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje