Digjet makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës, policia: Ishte e braktisur, rezulton...

Digjet makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës, policia: Ishte e braktisur, rezulton e vjedhur

91
0
Shares
Foto Ilustruese

Një mjet tip Benz u dogj plotësisht mbrëmjen e shkuar në autostradën Durrës- Tiranë.

Policia ne nje deklarate per mediat ben me dije se mjeti ishte në pronësi të shtetasit P.Z., banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi ishte vjedhur në Tiranë këtë Shtator.

NJOFTIMI

Më datë 14.10.2019, rreth orës 23:00, në autostradën Durrës- Tiranë, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht mjeti tip Benz, i braktisur në anë të rrugës, në pronësi të shtetasit P.Z., banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi ishte vjedhur në Tiranë, me datë 23.09.2019.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY