I shpëtoi disa atentateve, lihet në burg “i rrezikshmi i Tiranës”

I shpëtoi disa atentateve, lihet në burg “i rrezikshmi i Tiranës”

50
0
Shares

Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë arrest me burg për shum të kërkuarin Elvis Gaçaj, i arrestuar  gjatë një operacioni për armëmbajtje pa leje dy ditë më parë.

Gaçaj i cili u ka shpëtuar 3 atentateve të kryera ndaj tij në Tiranë me armë zjarri dhe eksploziv pritet të jetë personi i parë që të aplikohet ndryshimi i kodit penal për armëmbajtje pa leje.

Bashkë me të u arrestua edhe shtetasi Kostandin Driza 34-vjeç ndërsa policia tha se dy personat ishin të skeduar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni u zhvillua në rrugën ‘Taulantia’ në momentin kur dy të kërkuarit po udhëtonin me automjetin tip BMW. Gjatë kontrollit të makinës policia u ka gjetur një armë zjarri pistoletë çeke me dy krehra me 26 fishekë kalibër 9 mm.

Arrestimi i tij vjen disa muaj pasi ai u ndalua së bashku shtetasit Oltion Loga dhe Dritan Agaj gjatë një operacioni antidrogë të policisë në Tiranë ku iu gjet edhe një pistoletë.

Ai gjithashtu është dhe mik me Leonard Dukën, i shpallur në kërkim për vrasjen e ish policit Santiago Malko.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY