VIDEO/Kontrolle të befasishme në akse rrugore, policia gjobit shoferët gjatë natës

VIDEO/Kontrolle të befasishme në akse rrugore, policia gjobit shoferët gjatë natës

41
0
Shares

Policia Rrugore ka vijuar sot me kontrolle të befasishme në Tiranë, por pa lene ketu dhe akset që e ligjin ata me qytete të tjera.

Sipas një njoftimi nga policia rrugore, mësohet se gjatë orëve të fundit, policia duke përdorur makinat civile të pajisura me sistem sinjalizimi zanor ka evidentuar një sërë shkeljesh, të cilat janë burim aksidenti.

Policia bën me dije se gjatë orëve të fundit janë pezulluar 69 leje drejtimi, nga këto: 13 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 37 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 19 për shkelje të tjera që ndëshkohen me pezullim të lejes së drejtimit.

NJOFTIMI I PLOTË

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në DPPSH, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, kontrolle blic në akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve, evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve, të cilat janë rrezik potencial për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës. Shërbimet e Policisë Rrugore, krahas detyrave të përditshme funksionale, gjatë kontrolleve policore me përzgjedhje kanë ushtruar edhe kontrolle fizike për sende të paligjshme, që mund të posedohen nga drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeret që udhetojnë me ta.

Gjatë orëve të fundit, në aksin rrugor Tiranë – Rinas – Fushë-Krujë – Milot, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës, Durrësit e Lezhës, duke përdorur makinat civile të pajisura me sitem sinjalizimi zanor ka evidentuar një sërë shkeljesh, të cilat janë burim aksidenti. Si rezultat i kontrolle blic, jo vetëm në këtë aks rrugor, por në të gjitha akset rrugore në vend, gjatë orëve të fundit janë pezulluar 69 leje drejtimi, nga këto: 13 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 37 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 19 për shkelje të tjera që ndëshkohen me pezullim të lejes së drejtimit.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar 2 drejtues mjetesh që qarkullonin me leje drejtimi të pezulluar më parë, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Janë arrestuar 13 drejtues mjetesh, nga këta 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar 188 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 117 drejtues motoçikletash pa kaskë mbrojtëse, 136 pa rrip sigurimi dhe 86 për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit. Është kontrolluar dhe verifikuar nëpërmjet tabletave dokumentacioni i 567 automjeteve, si dhe në 32 raste është bërë edhe kontroll fizik i personave dhe kontroll i imtësishëm i automjetit për sende të kundërligjshme.

Policia Rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, në fundjave do ushtrojë kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e vendit, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara e shkelje të tjera që janë burim aksidenti. Policia Rrugore apelon për përdorim të mjeteve të transportit publik për ata drejtues mjetesh që duan të konsumojnë alkool gjatë fundjavës.

Njëkohësisht, Policia Rrugore tërheq vëmendjen për të gjithë përdoruesit e biçikletave që të vendosin  sinjale fosforeshente në pjesë të dukshme të bicikletave, me qëllim shmangien e përfshirjes në aksident dhe të tregohen të kujdesshëm duke respektuar të drejtën e kalimit në semafor, ndërsa këmbësorët të respektojnë vijat e bardha dhe mbikalimet dhe aty ku mungojnë të tregohen shumë të kujdesshëm në kalimin e rrugës. Policia Rrugore fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisaraitin Dixhital cdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke u garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Drejtoria e Policisë RrugoreNjësia Operacionale e Policisë Rrugore në DPPSH, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, kontrolle blic në akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve, evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve, të cilat janë rrezik potencial për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës.Shërbimet e Policisë Rrugore, krahas detyrave të përditshme funksionale, gjatë kontrolleve policore me përzgjedhje kanë ushtruar edhe kontrolle fizike për sende të paligjshme, që mund të posedohen nga drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeret që udhetojnë me ta.Gjatë orëve të fundit, në aksin rrugor Tiranë – Rinas – Fushë-Krujë – Milot, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës, Durrësit e Lezhës, duke përdorur makinat civile të pajisura me sitem sinjalizimi zanor ka evidentuar një sërë shkeljesh, të cilat janë burim aksidenti.Si rezultat i kontrolle blic, jo vetëm në këtë aks rrugor, por në të gjitha akset rrugore në vend, gjatë orëve të fundit janë pezulluar 69 leje drejtimi, nga këto: 13 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 37 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 19 për shkelje të tjera që ndëshkohen me pezullim të lejes së drejtimit.Gjatë kontrolleve janë evidentuar 2 drejtues mjetesh që qarkullonin me leje drejtimi të pezulluar më parë, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.Janë arrestuar 13 drejtues mjetesh, nga këta 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.Janë evidentuar dhe ndëshkuar 188 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 117 drejtues motoçikletash pa kaskë mbrojtëse, 136 pa rrip sigurimi dhe 86 për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.Është kontrolluar dhe verifikuar nëpërmjet tabletave dokumentacioni i 567 automjeteve, si dhe në 32 raste është bërë edhe kontroll fizik i personave dhe kontroll i imtësishëm i automjetit për sende të kundërligjshme.Policia Rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, në fundjave do ushtrojë kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e vendit, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara e shkelje të tjera që janë burim aksidenti. Policia Rrugore apelon për përdorim të mjeteve të transportit publik për ata drejtues mjetesh që duan të konsumojnë alkool gjatë fundjavës. Njëkohësisht, Policia Rrugore tërheq vëmendjen për të gjithë përdoruesit e biçikletave që të vendosin sinjale fosforeshente në pjesë të dukshme të bicikletave, me qëllim shmangien e përfshirjes në aksident dhe të tregohen të kujdesshëm duke respektuar të drejtën e kalimit në semafor, ndërsa këmbësorët të respektojnë vijat e bardha dhe mbikalimet dhe aty ku mungojnë të tregohen shumë të kujdesshëm në kalimin e rrugës.Policia Rrugore fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisaraitin Dixhital cdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke u garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.#SiguriaNëRrugëPrioritet

Publiée par Policia e Shtetit sur Vendredi 11 octobre 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY