VIDEO/Shihni pamjet si në filma nga Tuneli i Krrabës, policia me shpejtësi në ndjekje të shoferit

Nga pamjet e publikuara së fundmi nga policia e shtetit, vihet re se nuk janë kursyer rastet e ndjekjes së makinave që kane shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë kontrolleve blic në tunelin e Krrabës janë evidentuar dhe ndëshkuar 12 drejtues automjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi nga 130 deri në 140 km në orë në brendësi të tunelit, si dhe 17 të tjerë për shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia njofton se janë evidentuar dhe ndëshkuar 25 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 11 drejtues motoçikletash pa kaskë mbrojtëse dhe 8 për xhama të errësuar me qese plastmasi.

Janë kontrolluar 112 mjete, në disa raste është bërë edhe kontroll fizik i personave dhe kontroll i imtësishëm i automjetit për sende të kundërligjshme. Nga Policia Rrugore e Elbasanit janë arrestuar në flagrancë tre drejtues motoçikletash për mungesë të lejes së drejtimit.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2388324818107151/?t=0

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje