Del ekspertiza/34-vjeçari në Mirditë u vra me 6 plumba, 2 prej tyre...

Del ekspertiza/34-vjeçari në Mirditë u vra me 6 plumba, 2 prej tyre në gjoks

67
0
Shares

Eri Zefi, është 34-vjeçari i cili u ekzekutua në Zallë Xhuxhë në Fan të Mirditës. Disa ditë pas krimit makabër,  kanë dalë në dritë detaje nga ekspertiza e tij  mjeko-ligjore.

Sipas të dhënave, mësohet se i riu u ekzekutua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e kanë kapur në kokë ndërsa 2 të tjerët në gjoks.

Ndër të tjera në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune  dhe vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës. Gjë kjo që konfirmon se autorët ose autori e ka marrë viktimën deri në pikën ku gjet i vrarë dhe më pas ka kryer ekzekutimin duke dashur të humbësin edhe gjurmët për shkak të terrenit të thyer dhe jo të populluar.

Eri është vëllai i Ndue Zefit, i cili jo më larg se në shkurtin e këtij viti vrau fqinjin e tij Martin Ndreca, në Durrës pas një sherri banal. Kjo ngjarje dhe mundësia e një hakmarrje është dhe një nga pistat ku po heton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY