EMRI/Të tronditur nga situatat e fundit, Rilindasit zgjedhin kryetarin e Këshillit të...

EMRI/Të tronditur nga situatat e fundit, Rilindasit zgjedhin kryetarin e Këshillit të Qarkut të Shkodrës

59
0
Shares

Hilmi Lakti do të mbajë postin e ri të Këshillit të Qarkut të Shkodrës. Mësohet se ai u zgjodh në këtë detyrë me 18 vota pro dhe një kundër.

Të pranishëm në mbledhje ishin dhe 4 kryetarët e bashkisë së qarkut, por jo ajo e Shkodrës, Voltana Ademi. Bashkia Shkodër tha se Ademi tha se nuk ka pasur asnjë njoftim.

Nënkryetar i Këshillit të Qarkut  pritet të jetë Lulzim Zaraj nga radhët e Partisë Socialiste, i cili njëherësh është dhe  përfaqësues i Këshillit të bashkisë Malësi e Madhe.  Kryetari i ri i qarkut Hilmi Lakti do të zëvendësojë kryetaren e mëparshme, Greta Bardeli.

Kujtojmë se situata brenda degës së Partisë Socialiste në Shkodër është tronditur pas zgjedhjeve të fundit vendore të 30 qershorit, ku socialistët, megjithëse konkuruan të vetëm, nuk arritën të marrin bashkinë. Kandidati i propozuar nga Partia Socialsite, ish prefektit Valdrin Pjetrit, u detyrua të japë dorëheqjen pasi Partia Demokratike në opozitë publikoi vendimin e gjykatës italiane për dënimin e tij për trafikim të lëndëve narkotike si dhe dëbimin nga Italia. Zoti Pjetri rrezikon të dënohet për shkak të fallsifikimit të formularit të dekriminalizimit.

Drejtuesit e Partisë Socialiste në qendër e quajtën rastin Pjetri si një përgjegjësi individuale, por socialistët e Shkodrës fajësojnë qendrën e tyre në Tiranë se nuk kishte marrë mendimin e tyre për kandidaturën e përzgjedhur për kryetar të Bashkisë Shkodër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY