“900 euro nata në hotel në Barcelonë”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë thirret në prokurori

Ndaje

Arbjon Mazniku është thirrur sot në prokurori. Kjo lëvizje e Prokurorisë vjen pas akuzave të Partisë Demokratike në drejtim të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës se ai kishte qëndruar në një hotel në Barcelonë, ku pagesa ishte 900 euro nata.

Mësohet se Mazniku u paraqit në prokurori në orën 10:00, në prani të avokatit të tij, ku do të merret në pyetje pas hetimit të ngritur.

Prokuroria ka nisur hetimet pas denoncimeve në media dhe nga Partia Demokratike se “pronari dhe administratori i Fusha SH.P.K ka paguar hotelin 908 euro nata (në Barcelonë) për nënkryetarin Mazniku.”

“Në media është publikuar një faturë e një hoteli luksoz në Barcelonë, ku nënkryetari i bashkisë Arbian Mazniku është akomoduar për të pushuar në një dhomë për të cilën është paguar 908 euro nata. Kjo është fatura e numrit dy të bashkisë i cili për dy net në hotel Alma Barcelona ka shpenzuar 1816 euro.

Por ajo që përbën skandal përveç çmimit që ia kalon edhe abuzimit të ministrave të Ramës, është fakti se pagesa është bërë nga presidenti i kompanisë Fusha shpk, Shkëlqim Fusha nëpërmjet kartës së kreditit. Pra, përfituesi më i madhe i parave publike nëpërmjet bashkisë së Tiranës dhe qeverisë së Edi Ramës paguan dhomat luksoze të hotelit për zyrtarët e bashkisë të cilët prej 4 vitesh nuk kanë kursyer firmat për tenderat qindra miliona euroshe për të”, ka denoncuar më herët Partia Demokratike.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje