Aksidenti tragjik, shkon ne 4 numri i viktimave

Aksidenti tragjik, shkon ne 4 numri i viktimave

105
0
Shares

Një aksident në fshatin Papër të Elbasanit, ka shkaktuar vdekjen e 4 personave. Tre prej tyre kane humbur jeten, rruges per ne spitalin rajonal.

Mësohet paraprakisht se dy nga të plagosurit janë në gjendje më të rende. Nje prej viktimave qe nje vajze 25 vjecare.

Njoftimi i policise:

Më datë 23.09.2019, në aksin rrugor Elbasan- Papër, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur tre automjete, mjeti me drejtues shtetasin G.K, mjeti me drejtues shtetasin O.Sh dhe mjeti me drejtues shtetasin E.R.

Për pasojë katër shtetas kanë humbur jetën të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K, kanë humbur jetën. Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY