Lubonja kritik ndaj Ramës pas takimit në Berlin: Ç’do ndodhë më 18 tetor?Do zhurmohet shumë…

0Shares
0

Një këndvështrim të ri i ka dhënë analisti Lubonja, daljeve të fundit të kryeministrit Rama, duke filluar që me takimin në Berlin.

Analisti nuk e cilëson si pozitive faktin qe ai dhuroi një libër, ndërkohë që thotë se Rama është munduar gjithmonë të manipulojë ndërkombëtarët duke u paraqitur si piktor, por që këtu bashkëpunon me kriminelët.

I kënaqur do jetë, se i kishte dhënë Merkelit një libër me pikturat e veta. Kur shkon si kryeministër, që je përfaqësues i shtetit shqiptar, ço ndonjë pikturë të ndonjë piktori shqiptar, por jo librin tënd, se kërcet kjo. Nuk mund të bësh reklamë mbi këtë. Ai politikën kështu e ka parë, si të manipulojë ndërkombëtarët, si të paraqitet si piktor atje dhe brenda bashkëpunon me kriminelët. Nga pikëpamja e vlerësimit të Shqipërisë nuk besoj të jetë kthyer i kënaqur, ka një mijë pikëpyetje pas. Edhe nëse pranohet, pranohet për të mos u shkëputur nga Maqedonia e Veriut. Shqipëria nuk mund të thuhet kurrsesi se ka bërë hapa para, ne jemi në drejtim të gabuar”, deklaroi Lubonja.

Gjithashtu, analisti Lubonja  foli dhe për 18 tetorin duke paralajmëruar një propagandë të madhe politike, por që shqiptarët do vazhdojnë të zhyten në baltë.

Do ketë propagandë të madhe, do zhurmohet shumë ja prova që kemi bërë hapa përpara. Opozita do marrë një goditje në denoncimet që ka bërë, do kapet te ato kushtet. Shqiptarët do vazhdojnë të qëndrojnë në këtë baltovinë, ku pozhytemi cdo ditë e më shumë”, theksoi ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje