Gazeta italiane zbulon detajet: Kush e merr me koncesion për 35 vite...

Gazeta italiane zbulon detajet: Kush e merr me koncesion për 35 vite aeroportin e Vlorës

71
0
Shares

Janë mediat të cilat zbulojnë një informacion sekret lidhur me fatin e aeroportit të Vlorës. Sipas “Corriere della Sera”, Aeroporti i Vlorës mund të merret me koncension për 35 vite nga ndërmarrja e Aeroportit të Pulias në Itali.

Gazeta shkruan gjithashtu se kompania ka një plan investimi në aeroportin e Vlorës.

Pjesë nga shkrimi i Corriere della Sera:

Aeroporti i Puglias synon të marrë për 35 vjet kontrollin e aeroportit të Vlorë dhe hapat e parë mund të hidhen që të mërkurën në Fiera del Levante, ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

E përditshmja italiane Corriere della Sera shkruan se rajoni i Puglias synon ndërkombëtarizimin përmes shoqërisë së kontrolluar prej tij, Aeroporti di Puglia. Bëhet fjalë për një plan investimi që do t’i lejonte ADP manaxhimi e aeroportit të Vlorës, infrastruktura që synon të ndihmojë zhvillimin turistik në jug të Shqipërisë.

Kjo zonë është rritur ndjeshëm vitet e fundit duke konkurruar pikërisht rajonin në anën tjetër të Adriatikut për sa i përket turizmit. Qeveria shqiptare kishte nisur bisedimet me një konsorcium kompanish turke, formuar nga (Cengiz, Kalyon e Kolin Construction), por para verës bisedimet u ndërprenë për shkak se nuk u gjet gjuha e përbashkët për mbulimin ekonomik të fillimit të projektit.

Për këtë arsye u kalua në garë ndërkombëtare për ndërtimin me fonde qeveritare e ndërkombëtare ndërsa menaxhimi do t’u jepet të huajve për një periudhë 35 vjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY