Tenton të hidhet në lumë, çfarë ndodhi me të moshuarën, policia apel...

Tenton të hidhet në lumë, çfarë ndodhi me të moshuarën, policia apel qytetarëve

50
0
Shares

Nje e moshuar ka tentuar te mbytet ne lume, por kane qene forcat e policise te cilet kane parandaluar ngjarjen e rende.

E moshuara ku ka asnjë dokument identifikimi me vete dhe nuk është në gjendje të flasë.

Nga ajo qe mesohet, raportohet se në sallën  Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan, ka ardhur një telefonatë nga një qytetar ku ka konstatuar se një e moshuar ishte në tentativë për t’u mbytur në lumin Shkumbin.

Me marrjen e njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parandaluar hedhjen në lumë të saj.

Ajo është rreth 80 vjeçe, e veshur me një bluze krahë gjata ngjyrë blu, me një fund gri me vija tē bardha, ku mban me vete një çantë dore ngjyre të verdhë.

Policia e Elbasanit kërkon ndihmën e qytetareve për identifikimin e saj. Cilido që kanë informacion për të moshuarën të telefonojnë në numrin 112.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY