FOTO/Konkurron Ermalin, Bes Kallaku bën pjesë të filmit futbollistin e njohur të...

FOTO/Konkurron Ermalin, Bes Kallaku bën pjesë të filmit futbollistin e njohur të Kombëtares

79
0
Shares

Paralel me Ermal Mamaqin, dhe Bes Kallaku është duke realizuar një film. Duhet thënë se të dy aktorët janë të sukseshëm, dhe nuk dihet nëse me filmat janë duke konkurruar njëri-tjetrin.

Besi është duke xhiruar filmin “Falco”, ndërsa vetë aktori ka zbuluar përgjatë këtyre ditëve disa prej personazhe të njohur të shoëbiz-it shqiptar që do jenë pjesëmarrës në film.

Ai na ka njohur me një personazh të njohur, i cili do të jetë pjesë e filmit. Bëhet fjalë për Sokol Cikalleshi, i cili mbrëmjen e kaluar ishte edhe autori i një prej katër golave të shënuar kundër Islandës.

Besi ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto ku shfaqet krah Cikalleshit, shkëputur nga një skenë e filmit ku po firmoset “transfertën” e tij në ekipin e Laçit.

“Presidenti i KF Laçi, Falco Laçjani sapo mbylli transfertën e radhës për ekipin e Laçit. Falco vjen së shpejti”-shkruan Besi në mbishkrimin që shoqëron fotot e postuara.

https://www.instagram.com/p/B2RQjlwnDxb/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY