“Duhen prova, jo llafe”, ish-ministri i flet pas pretencës për Tahirin: Po...

“Duhen prova, jo llafe”, ish-ministri i flet pas pretencës për Tahirin: Po shtohen shanset për pafajësi

41
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dje denimin me 12 vite burg per ish-ministrin e Brendshem, Saimir Tahiri, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit kriminal. Por, ish-ministri i Drejtese, Ylli Manjani thekson sot se në gjykate duhen prova dhe jo llafe, duke shtuar se media i ka bërë më shumë jehonë reagimeve të Tahirit se provave.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Manjani shkruan se “Mungesa e provave nga njëra anë dhe ngritja e super akuzave nga ana tjetër, teknikisht (nuk e di nëse është dhe taktikisht) shton shanset për pafajsi. Herët a vonë akuzat pa prova bien”.

YLLI MANJANI/ Sa më shumë dëgjoj e lexoj në media për çështjen Tahiri, aq më shumë bindem se është një dosje e varfër në prova por e pasur në lajme.

Puna është se në gjykatë duhen prova dhe jo llafe.

Mungesa e provave nga njëra anë dhe ngritja e super akuzave nga ana tjetër, teknikisht (nuk e di nëse është dhe taktikisht) shton shanset për pafajsi.

Herët a vonë akuzat pa prova bien.

Dmth e vetmja gjë që kam kuptuar nga aq sa shkruhet në media është hobby i Sajmirit për lundrimin në det me mjetin e tij dhe, Habilajt janë kushërinjtë e tij.

Të dyja këto elementë Sajmiri u kujdes ti fshihte para publikut por jo para hetimit.

Por ja tani që u zbuluan si lidhet kjo me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës?!!!

Po me shpërdorimin e detyrës?!

Si është e mundur që nuk qenka hetuar çështja e fikjes së radarëve? Po emaili i policit për prokurorin?!

Pra ka shumë boshllëqe të mëdha hetimi.

E kuptoj fort mirë dëshirën e disave që Sajmiri të dënohet, por ky është emocion, shkumë, dëshirë apo qoftë dhe politikë.

E kuptoj gjithashtu se sjellja politike e vetë Sajmirit ka prodhuar jo pak viktima, që sot kanë të gjithë të drejtë të kërkojnë shpagim.

Por Sajmiri nuk po gjykohet për produktin e punës së tij si ministër.

Gjykimin politik njerëzit e bëjnë me votë, jo me gjykatë.

Në shoqërinë me shtet ligjor duhen PROVA. Kjo vlen si për Sajmirin ashtu edhe për armiqtë e tij. Gjykimet e dënimet e nxitura nga emocione turmash, deklarime politike apo edhe diplomatike janë të PAPRANUESHME!

Duhet të instistojmë gjer në dhimbje që drejtësia të funksionojë ftohtë, e pa ndikuar nga këto emocione dhe pa urdhëra. Ky është i vetmi standart.

Kjo llogjikë duhet pranuar pa kushte, në radhë të parë ndaj atij që nuk e ke qejf.

Përndryshe, rritja e presionit për gjykime në emër të turmës, apo teorisë së të bërit shembull por pa prova, është shumë shumë e rrezikshme.

Me këtë variant i gjithë populli është “i pandehur”. Të gjithë mund të dënohen për inat apo qejf të dikujt tjetër.

Por kjo nuk është më shoqëri demokratike!!!

Sa më takon nuk e kam pranuar e refuzoj ta pranoj këtë sjellje tërësisht anti shtet, anti-drejtësi e anti- demokraci.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY