Tahiri përgjigjet në gjyq dhe sulmon Prokurorinë: Nuk kam paguar nga 900...

Tahiri përgjigjet në gjyq dhe sulmon Prokurorinë: Nuk kam paguar nga 900 Euro nata! Dua provat konkrete…

72
0
Shares

Vijon ende seanca maratonë në Gjykatën e Krimeve të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri, teksa ky i fundit ka ngulmuar për pafajësinë, pavarësisht kërkesës së prokurorisë që të dënohet me 12 vite burg.

Në këtë seancë, ku Tahiri akuzohet për trafikant, ai ka rikthyer dhe kohën në të cilën ka qenë ministër, dhe thotë se ka qendruar në hotele që nuk e kalonin shifrën e 140 eurove në natë.

“Unë kam qendruar në hotele që kanë qenë më të lira se 140 euro nata, jo si të tjerë që janë publikuar së fundi dhe flasin për shifra deri në 900 euro”, është shprehur Tahiri, ndërsa ka ngritur pikëpyetje dhe për rolin që ka luajtur prokuroria në hetime.

Sipas gazetares Lala, ish-ministri Tahiri ka hedhur akuza të forta ndaj prokurorëve, duke thënë se ata kanë dështuar për të provuar akuzat ndaj tij. Gjithashtu, gazetarja tha se Saimir Tahiri ka qenë shumë i ashpër ndaj prokurorëve, duke i akuzuar për mosveprim ndaj grupit kriminal “Habilaj”.

Doja të dëgjoja sot provat konkrete. Në kohën që Prokuroria më lidh me Laerd Çelajn, ky i fundit nuk ishte më drejtor i Policisë së Vlorës. Ajo çfarë unë duhet të dëgjoja sot janë veprimet dhe provat konkrete kundër meje dhe jo aludime për fakte që nuk i kam kryer. Prokuroria aludon se jam unë personi që kam favorizuar Habilajt. Prokuroria të më thotë se nga njëra anë veproja si pjesë e grupit kriminal dhe nga ana tjetër bashkëpunoja për ta goditur atë”, mësohet të ketë thënë ish-ministri Tahiri në seancë.

Ndërkohë, Saimir Tahiri ka mohuar të ketë qenë personi që merrte 30 mijë euro, siç rezulton në përgjimet e Prokurorisë, teksa flitet për një person me emrin Saimir”, duke thënë se bëhej fjalë për një shofer kamioni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY