Hera e parë në historinë e vendit, Presidenti përballë një komisioni, kush...

Hera e parë në historinë e vendit, Presidenti përballë një komisioni, kush e shoqëron Metën

35
0
Shares

Presidenti Ilir Meta do të jetë përballëKomisionit të posaçëm Hetimor parlamentar, në orën 10:00  i ngritur për shkarkimin e tij. Meta i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së bërë zyrtarisht nga ky komision për të marrë pjesë si dëshmitar para deputetëve, të cilët do të verifikojnë zbatimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës lidhur me dekretimin dhe zhdekretimin e datës 30 qershor të zgjedhjeve lokale.

Kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një president përballet me një Komision Hetimor për t’u pyetur si i dyshuar mbi shkeljen e Kushtetutës, iniciuar kjo nga maxhoranca socialiste, por dhe hera e parë në historinë pluraliste të vendit që Parlamenti nis procedurën e shkarkimit të kreut të shtetit, e cila duhet të finalizohet me një interpretim nga Gjykata Kushtetuese, e cila ende nuk është kompletuar me anëtarët e saj.

Mësohet se në këtë përballje, Presidenti do të shoqërohet nga 3 këshilltarë: Keshilltari per Sigurine, Bahri Shaqiri; Keshilltari Ligjor, Bledi Dervishaj dhe Keshilltari per Mediat, Tedi Blushi.

Komisioni Hetimor është vetëm një nga hapat që ka ndërmarrë maxhoranca, për të arritur te shkarkimi i Presidentit nëse provohet shkelja e Kushtetutës me anulimin e datës së zgjedhjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY