Digjet “Benzi” gjatë natës në Tiranë, policia: E qëllimshme, dyshimet e para

Digjet “Benzi” gjatë natës në Tiranë, policia: E qëllimshme, dyshimet e para

67
0
Shares

Policia ka zbardhur një  ngjarje të ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e djeshme. Sipas policisë, një automjet është djegur dhe dy mjetet pranë tij kanë marrë dëmtime.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Haredin Shtino”, është përfshirë nga flakët mjeti tip Benz, në pronësi të shtetasit G. N.

Si pasojë kanë pësuar dëmtime të vogla edhe dy mjete të tjera që kanë qenë të parkuara në dy anët e tij.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, pasi nga veprimet e para hetimore dhe provat e sekuestruara në vendngjarje, dyshohet se zjarri i vënë në mjetin në pronësi të shtetasit G.N, dyshohet i qëllimshëm.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”,-sqaron policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY