“Do të digjej Kuvendi”, Meta zbulon telefonatën me Bashën: E paralajmërova për...

“Do të digjej Kuvendi”, Meta zbulon telefonatën me Bashën: E paralajmërova për 8-Qershorin…

44
0
Shares

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zbuluar sot në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, një informacion sekret dhe të klasifikuar, nga e cila u detyrua të shfuqizonte 30 qershorin si datën e  mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend.

Presidenti tha se nga burime tërësisht të besueshme është njoftuar se persona të caktuar do të digjnin Kuvendin e Shqipërisë. Pikerisht për këtë aryse, ai tha se e ka paralajmëruar Bashën se nëse do të ndodhë diçka para Kuvendit, përgjegjësia ekskluzive do të jetë e tij dhe e gjithë atyre që kishin organizuar këtë protestë.

Në Komisionin Hetimor, Meta deklaroi se ka komunikuar në telefon me Bashën atë ditë, madje edhe me përfaqësues të tjerë të opozitës, të cilëve ju ka kërkuar të largohen nga Kuvendi.

Ky informacion, është vlerësuar kritik se përputhej me shumë paralajmërime publike dhe jo për atë se cfarë mund të ndodhte në protestën e 8 qershorit, në vecanti te kuvendi dhe ekipi i këshillit të sigurisë kombëtare që ka edhe informacione gjykoi se situata ishte emergjente. Nëse do të isha më i përgatitur do ta nxirrja në atë ditë dekretin, vendosëm për të bërë publik si njoftim në nisje të protestës këtë vendim me shpresë për të qetësuar dhe parandaluar cdo përshkallëzim të situatës dhe shmangur drejtimin e protestuesve drejt Kuvendit.

Ky ka qenë edhe paralajmërimi im për Bashën kur e kam marrë në telefon sa nisi protesta dhe kur u nisën protestues drejt Kuvendit, dhe kam bërë thirrje publike që protestuesit të shpërndahen, mesazhi ishte i qartë për Bashën dhe të terët se nëse do të ndodheshin aty përgjegjësia do të ishte ekskluzive e tyre se ishin paralajmëruar që më parë”,-tha Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY