VIDEO/“Rama ik në një prej club-eve të Tiranës”, Ish-deputetja publikon videon: Të...

VIDEO/“Rama ik në një prej club-eve të Tiranës”, Ish-deputetja publikon videon: Të rinjtë thërrasin një zëri…

106
0
Shares

Thirrja “Rama Ik” u bë e famshme gjatë protestave të opozitës për muaj me radhë, teksa papritur u kthye si në një himn për qytetarët e pakënaqur me qeverisjen e kryeministrit socialist.

Ende sot, ky togfjalësh vazhdon të përdoret. Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka publikuar një video sipas saj në një nga klubet e natës në Tiranë ku dëgjohen thirrjet: “Rama ik”.

Sipas saj, edhe kur të rinjtë dalin për të dëfryer mendjen e kanë tek largimi i kryeministrit, duke shtuar se durimit i ka ardhur fundi.

“Kur ke bërë aq shumë dëme, sa edhe pse të rinjtë dalin për të dëfryer, mendjen e kanë tek largimi yt! Durimit i ka ardhur FUNDI! #RamaIk Video është regjistruam mbrëm në një prej club-eve të Tiranës”, shkruan ajo.

KLIKO VIDEO

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY