Rrëzohet deltaplani në qiellin e Zvërnecit me 4 persona në bord

Rrëzohet deltaplani në qiellin e Zvërnecit me 4 persona në bord

104
0
Shares

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur sot ne Zvërnec. Një deltaplan në bordin e të cilit ndodheshin 4 persona është rrëzuar ditën e sotme në afërsi të kësaj zone duke rënë në det.

Gazetari Enrik Mehmeti tha për BalkanËeb” se mjeti fluturues është rrëzuar në det si pasojë e erës së fortë në zonë duke bërë që 4 personat që ndodheshin në të, të rrezikonin mbytjen.

Pasi kanë lëshuar sinjalin për ndihmë, në drejtim të tyre kanë mbërritur efektivë të policisë kufitare të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg.

Katër personat aktualisht  ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY