Ambasada Amerikane njoftim të rëndësishëm, kujdes me vizat!

Ambasada Amerikane njoftim të rëndësishëm, kujdes me vizat!

64
0
Shares

Ambasada amerikane në Tiranë, ditën e sotme ka bërë një njoftim të rëndësishëm në faqen e saj zyrtare përsa i përket vizave drejt SHBA-së.

Në njoftim thuhet se nuk mund të qëndroni për më shumë kohë nga sa i keni thënë fillimisht konsullorit. Në momentin e hyrjes, në pasaportën tuaj do të shënohet se sa kohë ju lejohet të qëndroni. Ambasada gjithashtu thekson edhe njëherë që duhet të siguroheni për të mos tejkaluar datën e paracaktuar.

Njoftimi i plotë

Është shumë e rëndësishme që t’i përmbaheni kushteve të vizës tuaj. Nëse ju i thoni oficerit konsullor që do të qëndroni për dy javë në SHBA, ju nuk mund të qëndroni gjashtë muaj. Në pikën e hyrjes në SHBA, oficeri i imigracionit do të shënojë në pasaportën tuaj se sa kohë mund të qëndroni – sigurohuni të mos e tejkaloni! #pyetanen

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY