“Po ky vetë i emëron”, Vasili kujton premtimet e Ramës në zgjedhjet...

“Po ky vetë i emëron”, Vasili kujton premtimet e Ramës në zgjedhjet 2017: Tani nuk mban përgjegjësi për kriminelët

34
0
Shares

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar një video duke shigjetuar sërish kryeministrin Edi Rama lidhur me premtimet e këtij të fundit. Këtë herë, Vasili ka sjellë në vëmendje, fushatën në zgjedhjet e vitit 2017, për “tepsinë” e pushtetit, duke nënvizuar se pas kësaj, Rama emëroi kriminelë tufa-tufa dhe që shkarkohen po prej tij.

Sipas Vasilit, kryeministri nuk mban asnjë përgjegjësi edhe pse e di të shkuarën e të akuzuarve.

Postimi i plotë i Vasilit:

Meqe Rama s’mban pergjesi per kriminelet, i bie qe ta mbajne breshkat e tij!

Kur mori tepsine Rama i çau derrasat te gjithe shqiptareve duke thene se e donte tepsine vetem fare, se do te emeronte njerez te paster, profesioniste. Me nje fjale do te ishin akullore dhe kajmak i vërtetë.

Por tepsia si serat e rendimentit te larte ka prodhuar aq shume horra dhe maskarenj sa jane me qindra te emeruarit pas 2017 qe shkarkohen tufa tufa nga kryeministri “i paster, bore i bardhe” i Shqipërisë.

Po ky vete i emeron se i njeh mire se ç’jane, pastaj dhe kur dalin dokumentet ku keta provohen qe jane faqezinj, ky kryeministri nuk i njeh më dhe s’mban pergjegjesi per ta.

Kur s’mban pergjesi kryeministri, kush e mban pergjegjesine per keta mostra te krimit ne pushtet ?

I bie qe pergjesine ta mbajne breshkat e Edi Rames.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY