Dyshime mbi vdekjen e 27-vjeçarit shqiptar në Itali , plumb në kokë...

Dyshime mbi vdekjen e 27-vjeçarit shqiptar në Itali , plumb në kokë dhe pistoleta në makinë

120
0
Shares

Ka vdekur pas një plumbi të marrë në kokë. Kjo është e vetmja gjë e sigurtë lidhur me vdekjen e dyshimtë të 27-vjeçarit shqiptar Serxhio Veizi në Itali.

Viktima u gjet brenda makinës së tij, tip Volkswagen Polo , ndërsa pranë trupit të mbuluar me gjak, në sedijen e pasagjerit u gjet edhe një armë.

Sipas policisë, i riu ka precedentë penalë të mëparshëm lidhur me botën e drogës.

Pas një kërkimi në profilin e tij në Facebook, shihet se i riu punonte në një piceri në shetin fqinj, ishte i fejuar, ndërsa nga fotot e publikuara shihet se ka patur një jetë të lumtur, çka e ul mundësinë e vetëvrasjes.

Gjthësesi hetimet vazhdojnë dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të mësuar të vërtetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY