FOTO/Bilanc tragjik në Itali, aksidentet rrugore u marrin jetën 3 shqiptarëve

FOTO/Bilanc tragjik në Itali, aksidentet rrugore u marrin jetën 3 shqiptarëve

445
0
Shares

Disa aksidente kanë ndodhur në Itali, ku viktima kanë mbetur 3 shqiptarë brenda një fundjave.

Dorian Myftaraj 24 vjeç e Ruzhdi Karreci 34 vjeç kanë humbur jetën në akisdentin rrugor në territorin e Villorba në provincën e Trevizos. Automjeti i tyre tij tip “Volksawagen Golf” është përplasur dhunshëm për motive ende të paqarta me murin ndarës të një kantieri rrugor.  Dy shqiptarët kanë mbetur viktimë në vendngjarje.

Makina e dy shqiptarëve të aksidentuar dhe viktima Dorian Myftaraj
Viktima Xhemal Velsami

Ndërsa në aksidentin tjetër në Iskia 16 vjeçari Xhemal Velsami, i cili kishte mbërritur në Itali si turist për të takuar motrën e tij që jetonte në Itali, ndërroi jetë.16 vjeçari shqiptar u aksidentua ndërsa po ecte në këmbë. Një automjet i drejtuar nga një 40 vjeçare italiane e ka aksidentuar për vdekje e asnjë shenjë frenimi nuk është verifikuar në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë ka patur dhe aksidente pa viktima.  5 emigrantë shqiptarë u aksidentuan me makinë në provincën e Casertas ndërsa ktheheshin nga puna. 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Një tjetër aksident rrugor por pa viktima është shënuar në provincën e Trevizos në komunën San Vendemaino. Një automjet i drejtuar nga një grua ka aksidentuar në vijat e bardha, nënën shqiptare S.S 36 vjeçe, djalin e saj S.A 8 vjeç dhe shokun e djalit K.E 8 vjeç. Për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY