Kryebashkiakja e Durrësit e nis me aksion, nxjerr punonjësit të shtunën për...

Kryebashkiakja e Durrësit e nis me aksion, nxjerr punonjësit të shtunën për pastrim rrugësh

47
0
Shares

Valbona Sako ditën e parë të punës si kryetare bashkie jo legjitime e ka nisur në mënyrë revolucionare duke nxjerrë administratën në punë për të pastruar qytetin. Sako thotë se me këtë aksion kërkon te sensibilizojë banorët që ta mbajnë pastër qytetin dhe të bëjnë në këtë mënyrë detyrën e tyre.

Bashkia e qytetit më të madh bregdetar në vend, ajo e Durrësit, ka vendosur të rikthejë ‘aksionet e pastrimit’ të kohës së komunizmit duke thirrur për pastrim mësues, edukatorë, punonjësit e zjarrfikëses, dhe ata të ndërmarrjeve që janë në vartësi të bashkisë.

Madje, madje edhe aktorët e Teatrit ‘Aleksandër Moisiut’ të Durrësit. Të gjithë janë njoftuar dje  në mbrëmje që të paraqiten nesër në 8 të mëngjesit për të pastruar pjesë të ndryshme të qytetit.

Edukatoret janë thirrur të pastrojnë zonën pas spitalit, ndërsa aktorëve u është dërguar mesazh që të mblidhen tek Klubi Flamurtari pranë stadiumit të qytetit për të marrë pjesë në këtë aksion të madh pastrimi.

Po tek stadiumi janë thirrur edhe drejtuesit e Pallatit të Sportit, Pallatit të Kulturës dhe Bibliotekës së qytetit.

Sipas planit të përgjithshëm të bashkisë, zjarrfikësit do të pastrojnë zonën e plazhit nga ura e Dajlanit deri tek Plepat, ndërsa administrate do të pastrojë nga sheshi Taulantia deri tek Currilat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY