VIDEO/ Rama tregon pse godina e Teatrit nuk mund të rikonstruktohet

VIDEO/ Rama tregon pse godina e Teatrit nuk mund të rikonstruktohet

32
0
Shares

Kryeministri Edi Rama , pasi shfrytëzoi mungesën e unitetit në radhët e komunitetit të artistëve, duke ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale citimet e një grushti figurash të artit skenik dhe të kinematografisë shqiptare, që kanë shprehur dakordësinë për shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, kryeministri  ka ndryshuar metodikë.

Kreu i qeverisë ka postuar këtë herë në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, një video ku njëri prej të “vetëve”, nënkryetari i Bashkisë, Arbër Maznikiu, flet për degradimin e TK-së. Por, askush prej qendrestarëve në mbështetje të kauzës së Teatrit, nuk e ka mohuar nevojën e godinës për t’u restauruar duke vënë theksin tek shpërfillja e qëllimtë e qeverisë, që nuk akordoi fare financime për rimëkëmbjen e institucionit ndoshta më të rëndësishëm kulturor të vendit.

Mirëpo, po ashtu askush nuk e ka besuar tezën se një pjesë të truallit të TK-së nuk do ta përftojë kompania private “Fusha sh.p.k.”. Pikërisht për këtë arsye, kreu i qeverisë ka kuptuar se ka humbur besueshmërinë, më së paku për çështjen në fjalë. Ndaj, në postimet e tij episodike, paraqet “ekspertët” e kampit të tij, që me kalimin e kohës do të konsumohen gjithsesi.

STATUSI I PLOTE
Sipërfaqja e Teatrit Kombëtar jo vetëm që nuk preket, por i shtohen edhe 8.000 metra katrorë! Populiti, materiali me të cilin është ndërtuar ky teatër, as nuk mund të riparohet e as mund të rikonstruktohet. Tiranës i duhet, dhe do të ketë, Teatrin Kombëtar që meriton!

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/985013495163240/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY