Inspektori i Drejtësisë/“Dvorani-Marku” shkelin ligjin, lejojnë kandidimin e Artur Metanit

Inspektori i Drejtësisë/“Dvorani-Marku” shkelin ligjin, lejojnë kandidimin e Artur Metanit

198
0
Shares

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), i drejtuar nga Ardian Dvorani, ka vendosi lejimin e kandidimit të Artur Metanit për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, pavarësisht se ai nuk plotëson kushtet formale për këtë pozicion.

Në mbledhjen e së Martës mbrëma, KED, pjesë e të cilit është edhe Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, vendosi që Metani, aktualisht Avokat i Përgjithshëm i Shtetit dhe njëkohësisht vëllai i ish-ministres socialiste, Eglantina Gjermeni, plotëson kushtet për të vijuar garën për Kryeinspektor.

Por kjo vendimmarrje e KED-së është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë”.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 147/d, pika 3, parashikon se “Kandidati për Inspektor të Lartë të Drejtësisë nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit”.

Po ashtu, ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, në nenin 199/pika 1/dh, parashikon se: “Inspektor i Lartë i Drejtësisë mund të zgjidhet shtetasi shqiptar, që në momentin e kandidimit përmbush këto kushte:

dh) nuk ka mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit;

Artur Metani është në kushtet e ndalimit kushtetues dhe ligjor. Në bazë të biografisë profesionale të tij, rezulton se ai ka qenë në funksionin e Këshilltarit Juridik të Presidentit të Republikës, në periudhën Maj 2002-Korrik 2012.

Pozicioni i Këshilltarit të Presidentit konsiderohet “funksion politik” në administratën publike. Përcaktimi i saktë për përfshirjen e “këshilltarit” në “funksione politike” jepet në nenin 3 të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” (Ligji i Vetingut).

Në pikën 17 të këtij neni, përcaktohet shprehimisht: “Shprehja “nuk ka ushtruar funksione politike në administratën publike” do të thotë që nuk ka qenë deputet, Kryeministër, Zëvendëskryeministër, ministër, zëvendësministër ose nëpunës pjesë e kabinetit të Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, 3 Zëvendëskryeministrit, ose ministrit që kryen detyrën e drejtorit të kabinetit, këshilltarit, ndihmësit, zëdhënësit ose sekretarit personal të titullarit të kabinetit”.

Pra, në bazë të këtij përcaktimi, Artur Metani ka qenë “funksionar politik”, si pjesë e Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Personave që kanë mbajtur këtë pozicion politik në 10 vitet e fundit, u ndalohet të kandidojnë e, si rrjedhim, edhe të zgjidhen në postin Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Artur Metani ka mbajtur funksionin politik të Këshilltarit të Presidentit deri në Korrik 2012. Kjo do të thotë se atij nuk i lejohet kandidimi për Kryeinspektor të Drejtësisë deri në përfundim të afatit 10-vjeçar, pra deri në vitin 2022.

Por, KED “Dvorani-Marku” i ka anashkaluar ndalimet ligjore në rastin e Artur Metanit. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi “Lejimin e kandidimit të kandidatit Artur Metani, për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, në mbledhjen e datës 30 Korrik 2019.

Ky rast është një tjetër dëshmi se zbatimi i Reformës në Drejtësi devijohet për emra të përveçëm, sidomos për ata që kanë lidhje të forta dhe të dukshme me maxhorancën socialiste në pushtet./Boldnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY