I përfshirë në përgjime, KPA shkarkon prokurorin Gentian Osmani

I përfshirë në përgjime, KPA shkarkon prokurorin Gentian Osmani

70
0
Shares

KPA ka shkarkuar nga detyra prokurorin Gentian Osmani. Osmani u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 9 gusht prej trupës gjykuese të kryesuar nga Firdes Shuli, Roland Ilia relator dhe Pamela Qirko anëtare.

KPK e gjeti atë të përshtatshëm në të tre kriteret. Megjithatë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i kërkoi Komisionerit të ankimonte vendimin duke ngritur një sërë pikëpyetjesh mbi pasuritë e prokurorit dhe justifikimin e tyre.

Ndërkohë kujtojmë se Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, dorëzoi një tjetër denoncim ndaj Osmanit, për atë që njihet si çështja “Babale”.

Salianji pretendoi për komunikim miqësor mes prokurorit dhe të pandehurit Alfred Alizoti. Megjithatë në përgjimin e publikuar në media, Osmani mban qëndrim formal. Ai i kërkon Alizotit të komunikojë me të në cilësinë e prokurorit dhe e ndërpret bisedën duke i bërë me dije se e kishte thirrur për të dëshmuar në orën 10.00 në prokurori. Salianji pretendoi se një pjesë e përgjimit ishte fshirë.

Qëndrimi i Komisionerit Publik

Në fjalën e tij të shkurtër Komisioneri Publik mbajti të njëjtin qëndrim si në ankimin e bërë ndaj Osmanit, përveç provueshmërisë së 1.5 milion lekëve që bashkëshortja e prokurorit kishte sjellë me vete para martese.

Komisioneri pranoi se familja e bashkëshortes dhe kjo e fundit kishin pasur mundësitë për të kursyer 1.5 milion lekët që kjo e fundit kishte marrë pas martesës si pjesë e kontributit të saj në familjen e të atit.

Ndërkohë Sina i qëndroi ankimit sa i përket një huaje 20 mijë euro marrë nga një i afërm me interes 5 për qind. Sina tha se nuk provohej bindshëm ekzistenca e huasë. Ai tha se qëndrimet e Osmanit në këtë pikë ishin deklarative.

“Komisioneri Publik ka vlerësuar se provat dhe aktet e paraqitura mbi këtë shkak ankimi nuk mund të konsiderohen si dokumentacion justifikues ligjor mbi burimin e ligjshëm të huas, duke provuar të kundërtën për sa ka rezultuar, sikundër ato nuk provojnë dhe vërtetojnë ekzistencën e kësaj marrëdhënie huaje”, thuhet në parashtrime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY