Presidenca thirrje të dytë Ramës për tërmetin: Merr masa! Të parandalojmë një...

Presidenca thirrje të dytë Ramës për tërmetin: Merr masa! Të parandalojmë një fatkeqësi natyrore

55
0
Shares

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Bahri Shaqiri, iu ka bërë thirrje sërish  kryeministrit Edi Rama, zv.kryeministrit Erjon Braçe dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, që t’i përgjigjen letrës së Kreut të Shtetit, Ilir Meta, për alarmin e dhënë një ditë më parë se Ballkani do të tronditet nga një tërmet apokaliptik.

Sipas tij, qëllimi i Presidentit është që të parandalojë fatkeqësitë në njerëz.

Mungesa e përgjegjshmërisë institucionale për të trajtuar fatkeqësitë natyrore. Meta iu drejtua dje me letër Ramës, Braçes dhe Xhaçkës për masat për përballimin e fatkeqësive natyrore, me qëllim parandalimin e fatkeqësive. Qëllimi i kësaj kërkese ishte parandalimi në pasoja i jetës së qytetarëve.

Meta me përgjegjësi të plotë ka zgjedhur rrugën zyrtare të adresimit të këtij shqetësimi për të marrë masat e plota në të mirë të qytetarëve. Greqia nuk është fqinje e Zelandës së Re, por e Shqipërisë. Të marrim masa për një fatkeqësi natyrore, që nuk është paralajmëruar nga Presidenti.

Vonesat dhe paaftësia e dëshmuar nga pasojat e tërmetit në Korçë, ishte dhe është e mjaftueshme që Meta të kërkojë marrjen e masave në kohë. Rama dhe ministrat kanë për detyrë t’i përgjigjet me seriozitet kërkesës së Metës. Presidenti garanton se askush nuk do ta ndalojë në ushtrimin e kompetencave në mbrojtje të qytetarëve”, tha këshilltari i Metës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY