Arrestohet 23-vjeçari nga Sauku,sulmoi kryeministrinë

Arrestohet 23-vjeçari nga Sauku,sulmoi kryeministrinë

43
0
Shares

Një person ka sulmuar me molotov Kryeministrinë gjatë orëve të vona të mbrëmjes të së shtunës. Menjëherë kanë reaguar forcat e sigurisë, duke arrestuar të riun i cili është identifikuar si Nazmi Caka, 23 vjeç. Ai është një emër i njohur për policinë dhe opinionin publik.

Personi që shihni në foto dy vite më parë hyri në një bankë në kryeqytet, por nuk vodhi asgjë. Në kohën kur u arrestua ai ishte 21 vjeç dhe e habiti policinë me përgjigjen që ju dha: “Hyra për të vjedhur se isha i paushqyer, por pastaj u pendova“.

Filmimet u shpërndanë në atë kohë nga policia e cila tregoi grabitësin e pazakontë që në fakt nuk vodhi asgjë. Kësaj radhe pasi ka përfunduar burgun, Nazmi Caka ka çuditur sërish policinë.
I vetëm, me një shishe benzinë, Caka ka protestuar mesnatën e të shtunës duke hedhur shishen në hyrje të Kryeministrisë.

Policia e ka shoqëruar protestuesin e vetmuar duke i hedhur menjëherë prangat, ndërsa në shtëpinë ku ai jeton me qira në Sauk iu gjet edhe një shishe tjetër me lëndë ndezëse të cilët ai vetë e rrëfeu që po e mbante për protestën e radhës.

Policia e mësuar me protestat që zgjatën disa muaj, e ka referuar materialin në prokurori për protestuesin e vetmuar. I pyetur nga gjyqtarja gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë të mbajtur këtë të hënë, se përse ka protestuar, i riu është përgjigjur: “Protestova se më ka fyer kryeministri”.

Për shkak të rrezikshmërisë së ulët të protestuesit gjykata ka vendosur masën detyrim paraqitje për të riun i cili deklaron se është jetim dhe i papunë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY