Rama sulmon artistët, përdor për argument fjalët e një tjetër aktoreje

Rama sulmon artistët, përdor për argument fjalët e një tjetër aktoreje

67
0
Shares

Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën tek Teatri Kombëtar, duke treguar këmbënguljen e tij se teatri duhet ndërtuar.

Në një reagim në Facebook, Kryeministri ka përdorur fjalët e aktores së njohur Drita Haxhiraj, e cila ka thënë se Teatri është shumë i shenjtë për ta, por gjendja është shumë e rënduar. Rama ka vazhduar të përdorë citatet e aktorëve duke i vendosur ne kontekstin qe ai dëshiron.

Një gërmadhe që vetëm emrin ka teatër, e që as në ditët e veta më të mira nuk e ka lehtësuar, po e ka vështirësuar dhe dëmtuar aktivitetin artistik me kushtet e veta mizerabël, me hapësirat krejt të papërshtatshme për një teatër normal”, shkruan Rama duke treguar dhe një citim të aktores së njohur.

POSTIMI I PLOTE

Aktorja e njohur Drita Haxhiraj, është ngjitur një jetë të tërë në skenën e Teatrit Kombëtar. Ajo bën pjesë tek shumica e komunitetit teatror që kërkon ndërtimin e një Teatrit të Ri Kombëtar në vend të kapanonit të ushtrisë italiane, i cili u kthye në teatër gjatë komunizmit dhe mbeti një karakatinë gjithnjë e më jodinjitoze, deri sot e gjithë ditën. Një gërmadhe që vetëm emrin ka teatër, e që as në ditët e veta më të mira nuk e ka lehtësuar, po e ka vështirësuar dhe dëmtuar aktivitetin artistik me kushtet e veta mizerabël, me hapësirat krejt të papërshtatshme për një teatër normal (lëre pastaj KOMBËTAR), me mungesën e mjediseve për aktorët e me radhë.

DRITA HAXHIRAJ: Në atë godinë ruajmë kujtime të hidhura edhe të ëmbla. Godina është shumë e shtrenjtë për ne, është “Jerusalemi ynë”, siç ka thënë edhe Robert Ndrenika. Por duhet t’ju them se gjendja e saj fizike është e rëndë. Kur ne futeshim poshtë skenës për të kaluar në anën tjetër, atje kishte lagështirë dhe myk. Aty janë sëmurur shumë aktorë. Në vitet 1972-’73, Naim Frashëri, Violeta Manushi, Sulejman Pitarka diskutonin për të bërë një teatër të ri, sepse të gjithë po sëmureshin nga mushkëritë. Pjetër Gjoka u sëmur nga mushkëritë. Për mos t’ju thënë edhe të fundit, që për shkak të mushkërive është ndarë nga jeta kolegu dhe partneri që nga fëmijëria, Roland Trebicka. Vetë ata që e krijuan e ngritën si problem se duhet një teatër i ri. Ata donin vendin, territorin, por jo muret. Ky është amaneti i tyre! Ne jemi me ta, që teatri të bëhet i ri dhe modern, jo për të kaluar radhën apo për të përfituar ndonjë tjetër. Të jetë aty ku është, të ndërtohet bukur edhe t’u vlejë brezave të ardhshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY