Arrestohet babai që ekzekutoi vajzën me thikë, çfarë thotë avokati

Arrestohet babai që ekzekutoi vajzën me thikë, çfarë thotë avokati

64
0
Shares

Policia australiane ka vënë në pranga në ambientet e spitalit Petrit Lekajn pas vrasjes të vajzës së tij Sabrina Lekaj. Petrit Lekaj është shqiptari që jeton familjarisht në Australi i cili pak ditë më parë tronditi opinion publik pasi vrau vajzën  e tij sepse kishte shkuar në një festë pa lejen e tij.

Sipas mediave të huaja, dyshohet se 49 vjeçari Petrit Lekaj e ka vrarë vajzën Sabrina Lekajn dhe e ka lënë në sendiljen e pasagjerëve, në makinën e familjes.

Mendohet se ata kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe 49 vjeçari ishte i plagosur në stomak. Shoqet e 20-vjeçares thanë për mediat australiane se Sabrina kishte shprehur shqetësim se do t’i bërtiste babai kur të shkonte në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën duke festuar me to.

Avokati i te pandehurit, Ben Sale, ka thene se klienti i tij nuk ka bere asnje kerkese per lirim me kusht.

“Në javët e ardhshme mund të ndodhë një kërkesë për lirim me kusht, por unë do ta njoftoj atë në kohën e duhur”, tha ai.

Nderkohe qe gjykates i eshte paraqitur nje “raport i shkurtër mjekësor” për gjendjen aktuale mjekësore të Lekaj.Lekaj aktualisht po trajtohet në Spitalin Mbretëror Adelaide ku ruhet nga policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY