Ish-deputeti demaskon qeverinë: Synimi i Ramës për të pastruar 200 milionë euro...

Ish-deputeti demaskon qeverinë: Synimi i Ramës për të pastruar 200 milionë euro me Teatër

41
0
Shares

Luçiano Boçi, ish-deputet i opozitës, thotë se do të jetë teatri ai që do të shembë qeverinë dhe kësisoj dhe Edi Ramën.

Duke nxjerrë të gjitha “të palarat” dhe skandalet që po fshihen me teatrin, Boçi nuk lë pa përmendur se Kryeministri do të pastronte 200 milionë euro me Teatrin, plan i cili u demaskua shumë shpejt.

REAGIMI I PLOTE

TEATRI QË DO SHEMBË QEVERINË
Që kur shpalosi idenë e tij grabitqare ndaj truallit të Teatrit Kombëtar, Rama e mori shumë lehtë revoltën e artistëve. Mendoi se prishja e Teatrit Kombëtar do vijonte sipas standartit të tij, me pak zhurmë por pa zarar. Si atëhere kur shkatërroi në mënyrë përfundimtare për ca dollarë më shumë, kinematë e famshme të Kryeqytetit e në vend të cilave lartësoi ambicien e tij për para dhe delirin e tij për pushtet.

Diku duke u zgërdhirë, diku duke shitur interesa e diku me marifete depersonalizuese, ai arriti të përçajë kundërvënien e artistëve, por jo të shuajë protestën e tyre.
Ajo pak nga pak u shndërrua në një kauzë qytetare, siç është sot.Deformimi i qendrës historike të Tiranës me qëllime rrëmbimi e ndërtimi kullash, për të fituar miliona euro me një të rënë të lapsit, duke përdorur si mish për top dhe ish-ministren Kumbaro, e cila në fakt ivestoi shumë pasion në këtë krim kulturor, u demaskua hap pas hapi nga vetë artistët dhe opozita me qëndrimet e saj të paekuivok.

Hajdutëria dhe synimi i lavatriçistit kryeministër për të pastruar 200 milion euro me Teatër, u demaskua shpejt.Ndryshimet ligjore u diskretituan si të bëra qëllimisht për të ligjëruar një grabitje epokale dhe për të shpëtuar paratë e pista të drogës e korrupsionit galopant.

Qëndrimi majtist dhe idiotesk ndaj dekretit të presidentit e përforcoi më shumë këtë bindje.Ëndrra e vjetër e ish-kryebashkiakut 20%-dësh, për të mbjellë betonin e tij modernist, sikur të ishte kanabis, duke larë para e mbushur sënduqet, hasi kështu në një pengesë serioze.Qytetarët dhe artistët nuk mund t’ia falnin Ramës që ky për xhepat e tij të shkatërronte dhjetra vite histori dhe një trashëgimi, e cila nuk mund të rikuperohet më e që asesi nuk duhet varrosur.

Argumentat qesharake prej arlekinësh që nxirrnin sejmenë e dyshes Rama-Veliaj, për zjarre imagjinarë, tallashe e helme u demontuan një nga një.
Gjashtë muaj e qëndresës epike shënuan protestën më jetëgjatë në historinë tonë dhe i dhanë asaj një pamje frymëzimi për sakrificën e durimin e dëshmuar.
E sot më shumë se kurrë sfida ka marrë përmasën e luftës ekzistenciale. Cili ose cila do shembet, Teatri apo qeveria?

Rikrhimi i dyshes tek qëllimi i para gjashtë muajve nuk është i rastit.Grabitja e votave në një garë votuese pa garë dhe butaforike, ka krijuar brenda tyre iluzionin e të qënurit në zenithin e pushtetit. Arroganca e shumëfishuar i ka ngjallur instiktet e grabitjes e rrëmbimit gjashtë vjeçar që shfaqet çdo ditë e që cënon jo vetëm pronën publike por dhe atë private. Prandaj janë hedhur në sulm frontal që gjithçka ta marrin me shpejtësi që në fillim.

Nga ana tjetër, Rama për shkak të pozicionit, e di më mirë që sot ai, përtej perceptimit militantist, është në asimuthin e pushtetit të tij. Thënë ndryshe, në pikën më të ulët të pushtetit. Mjafton një shtyrje mdërkombëtare dhe gjithcka e mbështetur në iluzion, shkërmoqet.Dinamika e rrjedha e ngjarjeve politike do ta nxjerrin Ramën, si lumi nxjerr mbeturinat e hedhurinat. Prandaj për të fituar milionat e eurove e kohën, ai po nxiton bashkë më Veliajn e emëruar nga ai, të përlajë zemrën e Tiranës dhe të përmbyllë qëllimin fitimprurës.

Ndërkohë ai ka harruar që refuzimi i 85% të shqiptarëve, dufi i i tyre i grumbulluar në protesta që prej 18 shkurtit, me një shkëndijë, siç është tentativa e prishjes së Teatrit, do ndezë një reagim, i cili me siguri do zbrazet shpejt drejt qeverisë. Shenjat janë dhënë dhe precipitimi i situatës duket i shpejtë.
Sfida e dukur dhe e marrë lehtë fillimet e saj, sot po shndërrohet në një ortek që do shembë me zhurmë qeverinë e kriminalizuar e të korruptuar të rilindjes së shkatërrimit.

Kontrata e artistëve firmëtarë me opozitën i dha të dyja palëve autoritetin e zgjidhjes dhe i hapi rrugën një qëndrese pa kthim.
Deliri i Ramës, etja e babëzia tij dramatike nuk e lejojnë atë të shohë dramën që ai po luan vetë.
Por të jetë i bindur se Teatri është më i fortë se qeveria e se çdo qeveri, pasi brenda tij ka shpirt.
Do jetë Teatri ai që do shembë qeverinë dhe jo qeveria Teatrin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY