TEATRI/Reagon Meta: As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me...

TEATRI/Reagon Meta: As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën

56
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka reaguar së fundmi duke iu dalë në krah artistëve dhe qytetarëve që po protestojnë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Meta ka thënë se kjo është një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme, ndërkohë që i ka bërë thirrje policisë që të respektojë artistët dhe të mos ushtrojnë dhunë fizike ndaj tyre.

Për Presidentin, as sampistët e Ramoz Alizës nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor të ’90.

Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare.

As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90!

Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!”, thekson Presidenti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY