VIDEO/”Formulat janë të thjeshta”, Basha tregon 3 format e grabitjes së parave...

VIDEO/”Formulat janë të thjeshta”, Basha tregon 3 format e grabitjes së parave dhe pasurive publike

42
0
Shares

Kryetari i PD Lulzim Basha në një dalje publike për mediat tha se Edi Rama dhe  Rilindja janë të kapur nga krimi. Teksa ka folur për koncesionet që janë kaluar me vendim në Kuvend, Basha ka shpejguar sesi ndodh grabitja në rastin e koncesionit.

Formulat e grabitjes janë të thjeshta.Në rastin e koncesionit të rrugëve: Fryrje me disa herë e kostove të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve për të ndarë të gjitha fondet e fryra me Edi Ramën dhe qeveritarët.

Në rastin e koncesionit të pompave, sikurse në koncesionet e plehrave, në koncesionet e shëndetësisë dhe të të gjitha llojeve të tjera formula është: jep kontrata dhjetravjeçare për shërbime pa asnjë kosto dhe rrezik për privatin me çmime të fryra të financuara tërësisht pa asnjë rezik nga buxheti i shtetit, për të ndarë pastaj paratë me Edi Ramën dhe qeveritarët”, sqaroi Basha, ndërsa ka dhene detaje dhe mbi formën e dytë të grabitjes.

Forma tjetër e grabitjes është: dhënia e pasurive natyrore në përdorim apo për koncesione mbi burimet natyrore. Bregdeti, pyjet, lumenjtë, mineralet po u jepen privatëve gjoja për investime serioze dhe strategjike, Koncesione hodrocentralesh, privatizim bregdeti, ndërtime në zonat e mbrojtura, të gjitha janë shfrytëzim pa asnjë përfitim apo leverdi ekonomike i pasurive të vendit nga një grusht oligarkësh. E gjithë qeverisja e Edi Ramës tashmë është një aktivitet i përditshëm dhe i vazhdueshëm kriminal”,-përfundoi Basha.

Basha theksoi se çdo akt, çdo veprim, çdo firmë e Edi Ramës dhe minsitrave bëhet vetëm për të vjedhur, vetëm për të grabitur, vetëm për të përfituar padrejtësisht.

LIVE – Komunikim me qytetarët #ShqipëriaSiEuropa

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 19 juillet 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY