DETAJE/Shpërthimi i madh në Bllok, katër të plagosur

DETAJE/Shpërthimi i madh në Bllok, katër të plagosur

103
0
Shares

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e mesditës së sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pranë rrugës ‘Vaso Pasha’.

Fillimisht u raportua per nje shperthim brenda një banese, por janë mësuar detaje të tjera. Raportohet se një bombol gazi ka shpërthyer në një lokal në zonë dhe për pasojë 4 persona kanë mbetur të lënduar.

Ata janë transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Një nga të plagosurat është punonjësja e argjendarisë ngjitur me lokalin.

Shpërthimi ka qenë i fortë, duke dëmtuar jo vetëm lokalin por edhe bizneset përreth tij.Forca të policisë dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje. Po punohet për shuarjen e zjarrit në lokal pas shpërthimit.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombul gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY