Socialistët ngritën komisionin për ta hetuar vetë Metën, tani kërkojnë dhe specialistë...

Socialistët ngritën komisionin për ta hetuar vetë Metën, tani kërkojnë dhe specialistë të huaj

49
0
Shares

Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Ilir Metës ka nisur sot hetimin e Presidentit. Po iu sjellim në kujtesë që kërkesa për shkarkimin e Metës u bë nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste, pas vendimit të tij për të anuluar 30 qershorin si datë zgjedhjesh dhe për të dekretuar 13 tetorin për zgjedhjet vendore.

Pikërisht, socialistët kanë marrë në përgjegjësinë e tyre një detyrë të vështirë dhe u shprehën të gatshëm ta hetonin në të gjitha aspektet, pa dhënë aspak detaje se me cilën procedurë.

Pikërisht, ditën  e sotme, ata kanë kërkuar  edhe ekspertë ndërkombëtarë në këtë proces, ndërsa plani paraprak i hetimit është miratuar nga komisioni.

Kujtojmë se komisioni ka afat 3 muaj për të zhvillur hetimet, ndërsa sërish do të jetë vetëm Gjykata ajo e cila do të vendosë në fund për vlefshmërinë e dekreteve të Presidentit, kur kjo e fundit nuk shihet ende të formohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY